'Më duhet mandati i tretë'/ Edi Rama 'i lëpihet' hapur Fatos Nanos!

Që nga koha që i zuri vendin me gjithfarë metodash e intrigash, pra që nga viti 2005 deri më sot, lideri historik i partisë Socialiste Fatos Nano ka festuar plot 14 ditëlindje dhe Edi Rama as që është kujtuar.

Por këtë vit që i ka ngecur veza e pushtetit `aty ku nuk thuhet`, ai është ulur dhe ka shkruar një hartim të gjatë me rastin e ditëlindjes së tij.

Pasi për 8 vite rresht çmontoi edhe simbolet e Partisë Socialiste që drejtonte Fatos Nano dikur, pasi zhduku nga partia dhe madje edhe nga qarkullimi politik të gjithë socialistët që përkrahnin Nanon atëherë, sot Edi Rama kërkon ndihmë për një `mandate të tretë`.

Në këtë urim Ramës është i është rikthyer historisë së Nanos në PS, duke evokuar ato kohë të cilat kur u bë kryetar i PS-së i zhduku pa asnjë shenjë dhe i zëvendësoi me një sekt të ri që e quajti `Rilindje`.

Duke shpresuar se do të marrë një mandate të tretë duke mashtruar sërish atë pjesë të majtë socialiste të elektoratit të cilën e injoroi dhe talli për 8 vite në pushtet, Rama arrin deri aty në `lëpirjen` që i bën Nanos, sa që i shpreh dëshirën që të shkruajnë një libër të përbashkët historik për PS-në!

Dhe në fund fare dërgon edhe një sinjal elektoral, pra një ofertë dhe Pazar për zgjedhjet e vitit që vjen:

“E kuptojmë njëri-tjetrin në ajër, sepse prej kohësh tanimë flasim si shoferi i turnit të parë me shoferin e turnit të dytë, për të njëjtën makinë”.