Rrjeti e ‘masakron’ me meme/ Lleshaj: Policia nuk ka dështuar...

Një ditë më parë, Shqipëria u trondit nga tre krime të rënda brenda disa orësh. Më i rëndi ishte shpërthimi në mes të Tiranës.

Ai riktheu në vëmendje serialin e vrasjeve mes dy familjeve në Rrëshen, prej nga e ka origjinën edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ky i fundit pati deklaruar se policia ishte afër zbardhjes së ngjarjes së fundit në Rrëshen, kur ndodhi tragjedia e djeshme.

Sot në mëngjes, ministri duket se është zgjuar i krekosur. Ai ka deklaruar se policia jo vetëm nuk ka dështuar, por e ka kryer punën me profesionalizëm. Ai tha se nuk do të dorëhiqet nga detyra, por do të ecë përpara.

Ndërkohë opinioni publik mendon ndryshe, pasi e ka masakruar Lleshajn në rrjetet sociale.