‘Balluku me varëse 10 mijë euro, dhuratë për koncesionin Milot-Fier’

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një foto ku shihet ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku me një varëse të shtrenjtë.

Sipas Berishës, varësja që kushton 10 mijë euro, është dhuratë nga kompania Terna.

Kjo kompani do të marrë me koncesion rrugën Milot-Fier.

Ajo është etiketuar si rruga e florinjtë pasi kushton 1.2 miliardë euro.