Pas 3 vitesh martesë, Cardi B divorcohet nga Offset

Cardi B dhe Offset, u martuan në fshehtësi tre vite më parë, por mesa duket gjithçka ka marrë fund.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se procedura e divorcit është kryer një ditë më parë dhe Cardi ka kërkuar të marrë kujdestarinë e vajzës së tyre Kulture, 2 vjeçe.

Thuhet se dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje për ndarjen e pasurisë dhe ky vendim i takon gjykatës.

Megjithëse, dukeshin një çift perfekt, hera e fundit që reperja bëri një postim për Offset në rrjete sociale ishte më 20 gusht, kur ajo ndau një pjesë nga klipi i tij i ri.

Ndërkohë, asnjëri prej të dyva s’ka reaguar pas lajmeve të divorcit./Syri.net/