Surprizë në Champions, PAOK eliminon Benficën. Rezultatet e ndeshjeve të sotme

Nuk munguan surprizat në 3 sfidat eliminatore të Ligës së Kampionëve mbrëmjen e sotme.

PAOK-u, Dinamo e Kievit dhe Gent, ishin 3 skuadrat vendase që siguruar kualifikimin për në fazën “play-off” të Champions-it.

Padyshim që surpriza më e madhe ishte kualifikimi i skuadrës greke, ku bën pjesë edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Enea Mihaj, i cili e ndoqi përballjen e sotme nga stoli.

Bardhezinjtë nga Selaniku mposhtën me rezultatin 2-1 një skuadër tepër të fortë si Benfica, duke qenë kështu vetëm një hap larg grupeve të Championsit.

Në dy sfidat e tjera, Dinamo e Kievit mposht AZ Alkmar me rezultatin 2-0, teksa Gent eliminoi Rapidin e Vjenës pas triumfit 2-1.