FOTO/ Dështimi i negociatave me Juven, Suarez nuk duket i shqetësuar

Luis Suarez nuk duket i shqetësuar për dështimin e negociatave me Juventusin. Nëpërmjet një Instasory, sulmuesi uruguajan shfaqi pamje nga stërvitja e sotme, të cilën e përshkroi me dy fjalë: "Gjithmonë pozitiv"

Dhe fjalët në thonjëza nuk kaluan pa u vënë re: në katalonja këto fjalë mbahen mend si një moto e Louis Van Gaal në periudhën kur ai ishte te blaugranët.

Dhe ndoshta me këto fjalë, Suarez thumbon edhe Koeman që ishte nxënës i Van Gaal, përpara se dyshja (Van Gaal – Koeman) të grindeshin midis tyre.