Shpërthimi tronditës/ Plagoset kalimtari italian, Tirana e Edi Ramës si Palermo

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm të tritolit në ish-nënstacionin e fundit të Tiranës së Re, ka mbetur i plagosur në këmbë edhe një kalimtar.

Ai është marrë me ambulancë dhe është shoqëruar në spital.

Policia bëri me dije zyrtarisht se i plagosuri është një shtetas italian.

Ndërkohë në rrjetet sociale ka shpërthyer zemërimi, pasi Tirana e Edi Ramës po krahasohet me Palermon.

Aktualisht makina e dëmtuar si edhe ato të tjerat që kanë marrë dëmtime si pasojë e shpërthimit ndodhen ende në vendngjarjes, në mënyrë që të merren të gjitha provat materiale.