Bayern Munchen-Sevilla/ UEFA cakton arbitrin e Superkupës së Europës

Anglezi Anthony Taylor do të arbitrojë finalen e Superkupës së Europës, Bayern Munchen-Sevilla, e cila do të luhet më 24 shtator në Budapest, Hungari.

UEFA komunikoi së fundmi se 42-vjeçari do të vendosë drejtësinë midis fituesve të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës.

Taylor ka gjykuar 259 ndeshje të Premier Ligës, ndërsa në kompeticionet europiane ka dhënë verdikt në 22 ndeshje të Ligës së Kampioneve, 19 të Ligës së Europës, 2 ndeshje në Ligën e Kombeve dhe 7 miqësore ndërkombëtare.