Thyejnë dyer e dritare për ta takuar, çmenden fansat e Tayna-s

Me sa duket nuk paskan të sosur ‘çmenduritë’ që fansat bëjnë për personazhet e tyre të preferuar publik.

Jemi mësuar të shohim tatuazhe apo dedikime të ndryshme nga fansat e personazheve Vip, por rasti në fjalë i kapërcen të gjitha!

Bëhet fjalë për fansat e reperes më me zë të momentit,Tayna.

Me sa duket këngëtarja ka një numër shumë të madh personash që duan ta takojnë.

Ajo, përmes rrjeteve sociale të saj na kujton dhe njëherë momentin kur fansat e çmendur kanë thyer dritaret dhe dyert e hotelit vetëm për ta parë këngëtaren.

Në InstaStory, ajo ndan me të gjithë videon , ku fansat e saj nuk duan të dinë për pengesa kur bëhet fjalë për të qenë afër saj.

Shpeshherë këngëtarja nuk harron të theksojë se ndihet shumë krenare për to dhe se ato janë një mbështetje shumë e madhe për të.