VIDEO/ Përplsja me armë në Stamboll, kamerat e sigurisë filmojnë ngjarjen...
Kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë kanë kapur një situate të pabesueshme në rrugët e Stambollit.
Dy grupe u përplasën fillimisht fizikisht me njeri-tjetrin në lagjen “Fatih” të Stambollit duke bërë që më pas të nxjerrin edhe armët.
Ky moment është kapur edhe nga kamerat e sigurisë, ku duket se njëri nga personat e përfshirë fillimisht plagoset në këmbë nga kundërshtarët dhe ndërkohë që është i shtrirë, nxjerr pistoletën dhe qëllon disa herë në drejtim të tyre.
Nga shkëmbimi i zjarrit mbetën të plagosur dy persona, mes tyre një grua e cila ishte duke kaluar në zonë.