Trojka e ambasadorëve në zyrën e Bashës

Ambasadori i BE-se ne Tirane, Luigji Soreca, ambasadori i Britanise, Duncan Norman dhe zv/ambasadorja e SHBA, Leyla Moses-Ones do të zhvillojnë një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Burime nga selia blu janë shprehur për SYRI.net se në orën 15:00 trojka e ambasadorove do të mbërrijë në zyrën e kryedemokratit Basha.

Në fokus të takimit besohet se do të jenë zhvillimet e fundit politike dhe çështjet që po diskutohen në Këshillin Politik.

Ne kete takim do te jene te pranishem edhe perfaqesuesit e Opozites se Bashkuar ne Keshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.