Durrës/ Ngjarje e rëndë: vret qenin duke e tërhequr zvarrë me makinë

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Sukth të Durrësit.

Një person ka vrarë një qen duke e tërhequr zvarrë me makinë.

“Animal Rescue Albania” ka publikuar fotot nga vendngjarja dhe u ka bërë thirrje autoriteteve që të veprojnë për këtë rast.

“Çfarë mëkati kaq të madh kishe bërë vogëlush që të tërhoqën zvarrë deri në vdekje, që të torturuan derisa pe vdekjen në sy dhe e ndjeve në çdo qelizë tënden? Ke lehur shumë? Ke ngrënë pulat? Apo mos ishe vallë i sëmurë? Pas kësaj makine është monstra e vërtetë, personi që buzëqesh me gjakftohtësi teksa torturon deri në vdekje këtë qen të gjorë është familjar i juaji, është kushëriri juaj, është komshiu juaj, është miku juaj, është kolegu juaj… nuk i dihet kurrë se nesër këtë krim nuk do ta kryejë në dëmin tuaj”, shkruan në Facebook “Animal Rescue Albania”.