Detaje nga ekzekutimi/ Kishte dalë për kafe, por nuk u kthye më në banesë

Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë nga vrasja e të riut në Rrogozhinë.

‘BalkanWeb’ raporton se Klevis Kapllani dyshohet që mund të jetë vrarë mbrëmë rreth orës 23:00, ndërkohë që trupi i pajetë u gjet në makinë sot rreth orës 6:00 të mëngjesit nga një banor i fshatit Sinaballaj, i cili po ikte të shiste qumështin.

Baçi pohon se viktima kishte dalë mbrëmë për të pirë kafe dhe nuk ishte kthyer më në banesën e tij. Po ashtu, nga të dhënat e grupit hetimor, dyshohet se ndaj tij është qëlluar me breshëri automatiku pasi është kapur në befasi në një pritë. 

Në trupin e tij janë gjetur rreth 14 plumba, të cilët i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Thuhet se autorët e krimit kanë zënë rrugën me degë peme, ndaj dhe i riu është detyruar që të ndal mjetin dhe të dalë prej tij, dhe më pas thuhet se është qëlluar me breshëri armësh, ku është bërë shoshë nga plumbat.