", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/September/15/auto_trump1600158584.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Donald Trump: Hoti dhe Vuçiç e kanë bërë botën një vend më të sigurt

Presidenti i SHBA, Donald Trump, e ka quajtur të jashtëzakonshëm guximin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për të shkuar më 4 shtator në Washington dhe për të nënshkruar marrëveshjen e normalizimit ekonomik.

Në faqen e Departamentit Amerikan të Shtetit së fundmi është publikuar një citat i Trump, ku shprehet se Hoti dhe Vuçiç e kanë bërë botën më të sigurt me veprimin e tyre.

“Është dashur guxim i jashtëzakonshëm nga presidenti i Serbisë, Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Hoti për të nisur këto bisedime dhe për të ardhur në Uashington për ta finalizuar këtë angazhim”, citohet Trump.

“Duke vepruar kështu, ata i kanë bërë vendet e tyre, Ballkanin dhe botën më të sigurt. Është vërtet ditë historike. Kosova dhe Serbia janë pajtuar për normalizim ekonomik”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

President @realdonaldtrump: It has taken tremendous bravery by President Vu?i? of Serbia and Prime Minister Hoti of Kosovo to embark on these talks and to come to Washington to finalize these commitments. By doing so, they have made their countries, the Balkans, and the world safer.

A post shared by U.S. Department of State (@statedept) on