Benz-i përplaset me furgonin e nxënësve, rëndë një grua e re

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë.

Mësohet se janë 3 persona të cilët kanë mbetur të plagosur nga aksidenti.

Një makinë tip Mercedes Benz është përplasur me një furgon pasagjerësh që po transportonte nxënësit e pasdites në aksin Fushë-Bulqizë drejt Bulqizës.

 Janë plagosur tre pasagjerët që ishin në autoveturë.

Njëra na ato (e reja) e çiftit rreth 27 vjeçe është në gjendje të rëndë dhe pritet të transportohet drejt Tiranës.