Rama publikon një FOTO me Erdogan, tregon se për çfarë bisedoi

Edi Rama ka zhvilluar pak ditë më parë një vizitë në Turqi, ku ka takuar presidentin Rexhep Taip Erdogan.

E për këtë arsye, Rama ka publikuar sot një foto me të.

‘Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor’, shkruan Rama në Facebook.