Papa Françesku testohet për koronavirus, kishte pasur kontakte me një të infektuar

Kreu i selisë së shenjtë të Vatikanit, Papa Françesku, i është nënshtruar testit të koronavirusit.

Ati i shenjtë ju nënshtrua testit pak ditë më parë, por përgjigja doli gjatë së shtunës.

Fatmirësisht ati i shenjtë doli negativ ndaj koronavirusit.Shkak për testimin u bë fakti se kardinal Luis Tagle, rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit. Kardinali i cili ndodhet në Filipine në izolim, u takua me Papën në 29 gusht në Vatikan.

Papa gëzon shëndet të plotë dhe zhvillon normalisht aktivitetet e tij.