Ky është filmi fitues në Festivalin e Filmit në Venecia

Filmi 'Nomadland' është shpallur fitues në Festivalin e Filmit në Venecia mbrëmjen e të shtunës. 

Festivali i Filmit në Venecia, i cili filloi më 2 shtator në Itali, përfundoi të shtunën me ceremoninë e tij vjetore të ndarjes së çmimeve.

'Nomadland' është një film dramë, me regji të Chloé Zhao, i cili gjithashtu shkroi, editoi dhe bashkëprodhoi.

Në të interpretojnë aktorët Frances McDormand, David Strathairn, Linda May, Charlene Sëankie dhe Bob ëells. 

I udhëhequr nga aktorja Cate Blanchett, anëtarët e jurisë për konkursin kryesor përfshinin regjisoren austriake Veronika Franz (“Goodnight Mommy”, “The Lodge”), kineasten britanike, Joanna Hogg (“The Souvenir”), shkrimtarin italian, Nicola Lagioia, kineastin gjerman, Christian Petzold (“Phoenix”, “Barbara”), aktorin Matt Dillon (“Crash”) dhe aktoren franceze, Ludivine Sagnier (“The Swimming Pool”, “8 Women”).

Së bashku, ata ndanë çmimet më të larta të festivalit, duke përfshirë “Luani i Artë”, i cili vitin e kaluar shkoi për “Joker” nën udhëheqjen e Lucrecia Martel.

Ceremonia u zhvillua me një numër të vogël të njerëzve, ku të pranishmit mbanin maska dhe distancë ndërmjet vete.