Namik Dokle, në dhimbje për Sabit Brokajn: 'Shokët tanë, vdekja po na i rrëmben...'

Politikani i njohur Namik Dokle, ish-Kryetar i Kuvendit në vitet 2001-2002, ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të mikut të tij në jetë dhe në politikë, Prof. Dr. Sabit Brokajn.

Dokle ka gjetur me vend vargjet e këngës së njohur partizane, si më të ndjerat për të përshkruar trishtimin që ndjen sot: “Shokët tanë, vdekja po na i rrëmben...Më shume se kujtdo tjetër nga miqtë e mi, atij i shkon perifrazimi i këngës së njohur partizane...

Sabit Brokaj, njeriu dhe poltikani patriot, me shpirt luftarak, deputet i vlerave të mëdha në shërbim të popullit, ministër i papërlyer në korrupsion, mjek i shkëlqyer dhe human, mik i vyer dhe i dashur!

U ndave nga ne, por ne nuk ndahemi dot nga ti, i dashur Sabit. Harrimi nuk do ta prekë emrin tënd!” përfundon Dokle mesazhin e tij.