", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/September/12/auto_Ehu7RQGWsAEKv8y1599941364.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

VIDEO/ Kastrati protagonist për Dinamo Zagreb, shënon në fitoren ndaj Hajdukut të Splitit

Shqiptari i Kosovës, Lirim Kastrati është përshtatur mjaft mirë me skuadrën e tij të re. 21-vjeçari, i cili u transferua në merkaton e verës nga Lokomotiva e Zagrebit drejt kampionëve të Kroacisë, ka arritur të realizojë 2 gola në 4 paraqitje me Dinamon.

Golin e parë Kastrati e shënoi ndaj Kluzh në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Ligës së Kampionëve, teksa rrjeta e dytë erdhi sot ndaj Hajdukut të Spliti në triumfin 1-2.

Mesfushori me tipare sulmuese, realizoi në minutën e 42-të, pas asistit të Orisç, duke kaluar në avantazh kampionët, që siguruar 3 pikë të rëndësishme ndaj një rivali si Hajduk.