Zjarret në Oregon: dhjetra njerëz të zhdukur në flakët vdekjeprurëse

Dhjetëra njerëz janë zhdukur në zjarret në Oregon që kanë detyruar largimin e dhjetra mijëra njerëzve, tha guvernatorja Kate Broën.

Ajo iu lut pronarëve të shtëpive që të ikninnga zonat e zjarrit pavarësisht njoftimeve se po ndodhnin plaçkitje.

Drejtori i menaxhimit të emergjencave të Oregonit Andreë Phelps tha se ata ishin të përgatitur për një "ngjarje fatale" nga zjarret.

Zjarret kanë vrarë të paktën katër në Oregon dhe 11 gjetkë. Njëqind zjarre tani po djegin 12 shtete të SHBA.

Çfarë tha guvernatorja?

Ajo u tha gazetarëve të premten: "Deri tani, ka raporte të hershme nga policia jonë e shtetit se ka dhjetëra persona të zhdukur në lidhje me zjarret posaçërisht në qarqet Jackson, Lane dhe Marion."

Ajo nuk ofroi detaje të mëtejshme mbi personat e zhdukur.

Guvernatori, një demokrat, sqaroi gjithashtu se 40,000 banorë kishin marrë urdhër për evakuim.

Zyrtarët shtetërorë thanë një ditë më parë se gjysmë milioni njerëz ishin prekur. Por zonja Broën tha të premten se shifra qe më e lartë, sepse përfshinte edhe ata që qëndruan në shtëpi, por që ishin këshilluar që të ishin gati për t'u evakuar.