", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/September/12/auto_073808362-c10bbd46-d43e-4999-bee8-1c3c941f9a141599897448.jpg", "width": 900, "height": 599 } }

Shpërthim shumë i fortë në Milano

Një ulërimë e fortë tronditi ndërtesat në Milano rreth orës 7 të mëngjësit. 

Një shpërthim në një apartamnet mbase për shkak të rrjedhjes së gazit.

Zjarrfikësit dhe ambulancat rrethuan vendin.

Tetë persona u plagosen, njeri prej tyre në gjendje të rëndë.

Ata që jetojnë në atë zonë thonë se kanë dëgjuar një shpërthim shumë të fortë.

 Shpërthimi përfshinte katin përdhes dhe tre katet e para të ndërtesës.

Disa nga të plagosurit u trajtuan në ambulancat.

Personi i dëmtuar rëndë, një 30-vjeçar, ishte në apartamentin e katit përdhes, ku ndodhi shpërthimi dhe pësoi djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në të gjithë trupin.

Shumë njerëz dolën në rrugë si nga ndërtesa ku ndodhi shpërthimi ashtu dhe nga ato përreth.

Në katin e parë shihen qartë dëmet që ka shkaktuar ky shpërthim.

Brenda ndërtesës kishte një seri shembjesh të mureve të brendshme dhe jo-strukturore.

Zjarrfikësit kanë filluar kërkimet për njerëzit që ndoshta kanë lënë zonën në kohën e shpërthimit.