Zyrtare: Milan firmos me portierin e Lyon

Ashtu siç pritej, portieri rumun Ciprian Tatarusanu ka firmosur me Milanin.  34 vjeçari vjen te kuqezinjtë nga skuadra e Lyon.

Skuadra italiane ka derdhur në arkat e klubit francez për kartonin e Tatarusanu-t, 500 mijë euro.

Tatarusanu e njeh mjaft mirë Serie A pasi ka luajtur për Fiorentina për tre sezone. Tek kuqezinjtë, ai do të marrë rolin zëvendësuesit të Gianluigi Donnarumma.

Te Milan ai do të mbajë veshur fanellën me numrin 1.