Mashtrimet e Ramës nga 2013 deri më sot. Premtoi ujë në çdo metër katror tokë, tani thotë jemi ….

Faqja “Plisi” ka bërë një përmbledhje të deklaratave të kryeministrit Rama që ka dhënë ndër vite, duke e krahasuar me atë të pak ditëve më parë, ku përballet me një zonjë e cila ankohet se nuk ka ujë.

Politikanët bëjnë premtime në kohën e zgjedhjeve, që të mund të fitojnë besimin e qytetarëve. Edi Rama njëjtë si të gjithë të tjerët në vitin 2013, në një intervistë për Blendi Fevziun është shprehur se shqiptarëve nuk do ju mungojë asgjë.

Është faqja “Plisi” ajo e cila ka bërë një përmbledhje të deklaratave të kryeministrit Rama që ka dhënë ndër vite, duke e krahasuar me atë të pak ditëve më parë, ku përballet me një zonjë e cila ankohet se nuk ka ujë.

Zbardhja e videos

Në Qershor 2013

“Dy gjëra do të merren personalisht këto 4 vite dhe do të përgjigjem unë personalisht. Nuk do ja vë përgjegjësinë absolutisht askujt. Legalizimet falas të shtëpive të ndërtuara në zonat informale. Ujin ne parcel në çdo metër katror tokë buke dhe ujin e pijshëm në çdo shtëpi. Me këto dy gjëra do merrem unë dhe do përgjigjem unë.”

Shtator 2020

Vetëm uji na mungon- shprehet një qytetare.

Ja po punojmë me ujin, jemi duke punuar- thotë Rama.