Aksident i rëndë në Shkodër, Benzi me xhama të zinj përpas të renë, në gjendje kritike

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Shkoder. Ngjarja është regjistruar në lagjen Rus pranë Sahatit.

Një mjet Benz me xhama të zinj, ka përplasur një vajzë te re e cila po levizte me biçikletë.

Sipas deshmitarëve ne vendin e ngjarjes, e aksidentuara është hedhur disa metra me tutje si pasojë e përplasje së fortë.

E aksidentuara është dërguar në spital, ndërkohë që burimet bëjnë me dije se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti në rrugët e Shkodres.