Dasmë në horizont! Këngëtarja shqiptare merr propozimin për martesë

Dafina Rexhepi, këngëtarja shqiptare e cila kohë më parë ka qenë mjaft aktive në muzikë, por prej disa vitesh ka vendosur të tërhiqet nga jeta publike dhe si rrjedhojë të pakta kanë qenë informacionet për të.

Sot, këngëtarja i suprizoi të gjithë më një lajm shumë të bukur .

Ajo ka zbuluar se ka marrë propozimin më të bukur për martesë pranë detit, ç’ka do të thotë që së shpejti do i japë fund beqarisë.

Në profilin e saj në “Instagram”, Dafina ka publikuar disa foto nga propozimi dhe ka zbuluar unazën e bukur me një gur diamant.

“Unë thashë PO! 11.09.2020”, ka shkruar Dafina në postim.

Mesa duket propozimin për martesë këngëtarja e mori ndërkohë që po shijonte pushimet pranë detit.

Ajo ka ndarë dhe një foto ku po shkëmben një puthje romantike me partnerin e saj!