Klubi anglez ofron 18 milionë euro për Milot Rashicën

Sipas “Bild”, Aston Vila po përgatit një ofertë prej 18 milionë eurosh për Milot Rashicën.

Klubi anglez kërkon të përforcohet dhe ka pikasur për sulmin lojtarin e Kosovës, si një futbollist që mund të shënojë gola.

Werder Bremen dëshiron të përfitojë sa më shumë nga shitja e Rashicës, pasi ky i fundit dëshiron të largohet nga klubi gjerman.

Sulmuesi kosovar nuk dihet nëse do ta pranojë ofertën e klubit anglez, pasi dëshiron që të luajë në Champions, diçka që Aston Vila nuk ja mundëson dot.