Genta Ismajli: Do martohem me atë që më quan llokum me arra

Genta Ismajli pas intervistës që bëri këtë të hënë për Syri TV në emisonin “ Kafe Shqeto” ku foli gjatë për jetën dhe planet e saj, së fundmi ishte e ftuar në “Wake Up”.

Ajo prej kohësh është në një marrëdhënie me biznesmenin turk, Hussein Usta.

Gjatë intervistës për “Wake Up”, këngëtarja shqiptare tregoi se është shumë e lumtur përkrah tij dhe mendon që një ditë të vishet me fustan të bardhë.

Genta tha se dëshiron që të bëjë dy dasma, një tradicionale dhe një tjetër më klasike, duke qenë se është dhe personazh i njohur.

“Po e mendoja dhe këtë gjë, martesën dhe fëmijët, por ritmi i jetës nuk do të më ndryshojë mua edhe po të kem familjen. Do i kisha bërë të dyja dasmat, por ndoshta më shumë nga klasikja. E kam menduar, sepse është ëndërr e çdo femre të vesh fustan të bardhë të krijojë një familje të mirë”, u shpreh këngëtarja.

Ajo tregoi se Usta e thërret me përkëdheli “llokum me arra”.