Itali/ Vajzat ftohen në festë dhe pastaj përdhunohen brutalisht nga disa persona

Policia Italiane ka arrestuar 4 persona pas pretendimeve nga dy vajza Britanike se janë përdhunuar në grup.

Përdhunimi thuhet se ndodhi të hënën në një mbrëmje të organizuar në  në Marconia di Pisticci, një qytet me rreth 8,000 njerëz në zonën Matera të rajonit të Bazilikatës.

Të katër burrat, nga Pisticci, akuzohen për përdhunim dhe dëmtim të rëndë trupor.

Arrestimet u urdhërua nga prokurori i Matera, Angelo Onorati, për shkak të "brutalitetit, ashpërsisë dhe egërsisë së dhunës së kryer, në mënyra devijuese, që mund të përsëritej ndaj grave të tjera".

Burrat e arrestuar janë të moshës midis 19 dhe 23, tha policia gjatë një konference shtypi në Matera të Premten. Katër burra të tjerë, ende për t'u identifikuar, gjithashtu pretendohet se kanë marrë pjesë në përdhunimin në grup, i cili thuhet se ndodhi në kopshtin e një vile ku po zhvillohej festa.

Raportet në shtypin lokal pretendojnë se vajzat, të cilat ishin në qytetin bregdetar për pushime, u qëlluan me shuplaka dhe grushta para se të përdhunoheshin nga më shumë se një person.

Vajzat ishin transportuar me ambulancë në spitalin Madonna della Grazie në Matera. Ata ishin në gjendje shoku dhe shenjat në trupat e tyre tregonin se ishte ushtruar dhunë