Eminem sulmohet në shtëpinë e tij

Sipas raporteve të policisë lokale, Marshall Mathers i njohur ndryshe si Eminem, kapi Mathew David Hughes duke hyrë fshehurazi në shtëpinë e tij në Clinton Township, mëngjesin e 5-Prillit.

I akuzuar për shkelje të shkallës së parë, për hyrjen pa leje në shtëpi, si dhe për shkatërrim të pronës, 27-vjeçari ka qenë në paraburgim pas incidentit.

Gjatë një ekzaminimi paraprak në Gjykatën e Qarkut të Macomb, Oficeri Adam Hackstock tha:

 “Kur Z. Mathers e pyeti pse ai ishte atje, Z. Hughes i tha se kishte ardhur për ta vrarë”, raporton Detroit Free Press.

Por avokati i Hughes Richard Glanda i tha Fox News se i dyshuari e mohon këtë.

“Nuk jam i sigurt se nga erdhi” tha oficeri, duke shtuar se “nuk kishte asnjë kontakt fizik midis të dyve në shtëpi.”

Më 9 shtator ai bëri dëshminë e parë në polici.

Reperi 47-vjeçar u zgjua dhe pa Hughes pranë tij, të paarmatosur. Ai më pas e shoqëroi atë drejt daljes nga shtëpia.

Kur oficeri mbërriti në ngjarje, ai raporton se gjeti një roje sigurie duke u përleshur me Hughes.

Hughes aktualisht po mbahet me një dënim prej 50,000 dollarësh, ndonëse gjyqi nuk ka përfunduar.