Taulant Xhaka vendos për të ardhmen, ja ku do të luajë mesfushori kuqezi në 4 vitet e ardhshme

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, do të vazhdojë të jetë pjesë e Baselit, pavarësisht se emri i tij shpesh ka qenë i lidhur me një largim nga zviceranët.

Ditën e sotme mesfushori i ka dhënë fund të gjitha dilemave, teksa ka firmosur deri në vitin 2024 me Baselin.

29-vjeçari ka vendosur që qëndrojë te Baseli, aty ku është edhe shtëpia e tij, pasi kujtojmë që ka dalë nga akademia e këtij klubi dhe nga 2010-ta është pjesë e ekipit të parë, përveç sezonit 2012-2013 kur luajti i huazuar te Grasshopers.

Mesfushori kishte qenë në bisedime me Beshiktashin në Turqi që dëshironte shërbimet e tij, por në fund nuk është finalizuar dhe Xhaka do të vazhdojë të jetë pjesë e Baselit.