VIDEOLAJM/ 'A ka shqiptar që e beson më këtë njeri?!'

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka ballafaquar sot me zë e figurë, dy deklarata publike të kryeministrit Edi Rama, njërën të qershorit 2013 dhe tjetrën të shtatorit 2020, për legalizimet falas dhe furnizimin me ujë. 

Këtyre deklaratave, Vasili iu ka shtuar reagimin qytetar dhe u ka vënë këtë emërues të përbashkët: "A ka shqiptar që e beson më këtë njeri?!"

Qershor 2013 (në studion e "Opinion"

Rama: Unë me dy gjëra do të  merrem personalisht. Regjistroje në kamera. Me dy gjëra këto katër vite do të merrem unë personalisht dhe do të përgjigjem unë personalisht. Pas 4 viteve do të përgjigjem unë personalisht, nuk do t’ia vë absolutisht përgjegjësinë askujt: 1) Legalizimet falas të shtëpive të ndërtuara në zonat informale dhe 2) ujin në parcelë në çdo metër katror tokë buke dhe ujin e pijshëm në çdo shtëpi. Me këto dy gjëra do të merrem unë dhe do të përgjigjem unë.

Shtator 2020 (duke inspektuar projektet e rindërtimit)

Zonja: Bravo për këtë rrugë që po na bëni, tani vetëm uji na mungon.

Rama: Ja po punojmë me ujin, jemi duke punuar.