Ermir Lenjani largohet nga Sioni, firmos për 2 vjet me këtë klub

Ndryshon ekip, por jo kampionat. Ermir Lenjani është rikthyer te skuadra zvicerane e Grasshopers dhe do të luajë aty në sezonin e ri.

Anësori i majtë ka luajtur për Grasshopersin edhe në sezonin 2010-2011, teksa në 3 sezonet e fundit ishte pjesë e Sionit.

Lenjani ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Grasshopers dhe shpreson që të tregojë një formë të mirë duke e ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave sezonalë.

Futbollisti i Kombëtares në të kaluarën përveç Grasshopers dhe Sionit ka luajtur edhe për skuadra si, Winterthur, St. Galen, Renes dhe Nantes.