Ndërron jetë modelja e 'PlayBoy-it', u gjet e zhveshur në mes të detit

Një modele ruse e 'Playboy-it' është gjetur e vdekur, pasi u mbyt aksidentalisht gjatë një fotosesion në një ishull.

Galina Fedorova, kishte shkuar në një ishull të Sardenjës për të punuar për një projekt. 

32 vjeçarja dhe fotografi kishin marrë me qira një anije për të kryer setin fotografik, e cila më vonë u gjet e mbushur me shishe alkooli bosh.

Rojet bregdetare e gjetën modelen të zhveshur dhe të pajetë. Ndërsa fotografi në dëshminë e tij tha se ata kishin ndaluar për tu larë në det. 

“Hetimi po vazhdon dhe sipas një raporti shumë paraprak gruaja e re u mbyt,” i tha Enrico Lussu, zëvendës prokuror në qytetin e Sardenjës.