Arrihet marrëveshja/ Holanda ofrohet të marrë 100 të mitur dhe familje nga kampi Moria

Ditën e sotme, Holanda ka arritur një marrëveshje me Greqinë për të marrë 100 të mitur të pashoqëruar dhe familje me fëmijë nga kampi i djegur i Morias.

“Në këtë situatë të veçantë, qeveria beson se janë të nevojshme hapa të jashtëzakonshëm”, tha sekretari i Shtetit, Ankie Broekers-Knol, në një letër drejtuar parlamentit.

Deri më tani, qeveria e kryeministrit Mark Rutte e kishte refuzuar rreptësisht pranimin e refugjatëve të mbërthyer në Greqi, por tre partitë e koalicionit kërkuan një qëndrim ndryshe pas zjarrit shkatërrues në kampin në ishullin e Lesbos.