Pas largimit të 'Luzes' nga Portokalli, Delinda thumba aktoreve femra: Ato të kabaretit janë...

Renada Caci, e njohur për një sërë rolesh të suksesshme, që në vitet e para të Portokalli, nuk do të jetë më në kastin e aktorëve të këtij ‘show’. 

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë Renada, me anë të postimi në Instastory. 

E pyetur nga ndjekësit në instagram, ajo e ka konfirmuar që nuk do të jetë pjesë e këtij sezoni por nuk ka preferuar të japë detaje rreth arsyes pse u mor ky vendim, apo dhe se ku do të shohim në sezonin e ardhshëm.

Por, pas këtij lajmi, ka reaguar edhe aktorja e humorit, Delina Disha. Në një postim të sajin, Delina ka ironizuar aktoret femra të humorit. 

"Aktoret femra të humorit, në veçanti ato të kabaretit, janë më kokrra. Duhen mbaj si ujet e paket. 

Talenti nuk hiqet kurrë. Një portë mbyllet, mijëra të tjera hapen. Renada Caci je e pazëvëndësueshme". 

Pas largimit nga Portokalli, Delina Disha ka bërë bujë në media me deklaratat dhe thumbimet ndaj televizionit Top Channel dhe showt “Portokalli.”/Syri.net/