'Do të flasim edhe për këtë'/ Pas akuzave, Ellen gati të rikthehet në ekran

"The Ellen DeGeneres Show", do të kthehet sërish me 21 shtator, pas akuzave të shumta që iu bën moderatores së këtij emisioni. 

Emisioni akuzohet nga ish-punonjës se ka pasur ngacmime dhe racizëm në ambientin e punës, por pavarësisht kësaj, Ellen është vendosur të rikthehet me një slogan mjaft të veçantë në këtë periudhë: “Be Kind” për sezonin e saj të 18-të.

Ellen është e gatshme të flas për këto akuza që rëndojnë prej kohësh. 

“Mezi pres të kthehem në punë dhe në studio. Dhe po, do flasim edhe rreth asaj teme”- ka thënë gazetarja.

Pretendimet më të fundit ishin se ajo do të zëvendësohej nga emra të njohur si Sean Hayes, Kristen Bell, Melissa McCarthy apo edhe mikja e saj Jennifer Aniston.

Punonjësit ngren si shqetësim përballjen me racizëm, frikë dhe kërcënim.

Ata shkojnë më tej duke e akuzuar Ellen se i ka pushuar nga puna pasi kanë marrë leje për probleme shëndetësore ose për raste vdekje.