Mesfushori i Kombëtares së Ganës firmos me Tiranën

Ibrahim Sulej është lojtari më i ri i Tiranës. Mesfushori me tipare sulmuese ka mbërritur ditën e sotme në Shqipëri dhe pasi është akomoduar ka firmosur me bardheblutë.

19-vjeçari është pjesë e Kombëtares U-19 të Ganës dhe ditën e sotme do të vihet nën urdhrat e trajnerit Emanuel Egbo.

Sulej është një nga 3 afrikanët që Tirana ka arritur marrëveshje në këtë merkato, teksa Derrik Sasraku dhe Gyamfi do të mbërrijnë në Shqipëri në ditët e ardhshme.