Juve kërkon me çdo kusht Moratën, ja sa është oferta që i bëjnë Atletico Madridit

Juve po ndjek Luis Suarez një garë me kohën për të mbyllur gjithçka deri më 5 tetor, data e përfundimit të tregut të transferimeve.

Rreziku për të mos e bërë mbetet dhe bardhëezitë mbajnë pistën që të çon te Morata i cili me kënaqësi do të kthehej në Torino ku midis 2014 dhe 2016 ai la një kujtim të mirë.

Sipas ‘Marca’ oferta për Atletico Madrid tashmë është gati: 50 milion euro por që ësthë refuzar nga ekipi.

Negocimi nuk është i lehtë.

Juve 50 milion për Moratën

Nëse Juve dëshiron Moratën duhet të rrisë ofertën. 50 milion euro nuk janë të mjaftueshme dhe Atletico e ka refuzuar. Për më tepër, një klauzolë prej 150 milion varet mbi kokën e Alvaros të cilën, qartë, bardhëezitë nuk do ta paguajnë.

Operacioni mbetet i komplikuar, për sa kohë që paratë e gatshme të propozuara nga Paratici dhe Agnelli vlerësohen të pamjaftueshme, Morata nuk do të ndryshojë fanellën.