Politikania e opozitës Bjelloruse: “Më thanë ose të largohem me dëshirë ose do më nxirrnin copa-copa”

Politikania e opozitës Bjelloruse, Maria Kolesnikova tha se oficerët e sigurisë i vunë një kapuç mbi kokën e saj dhe e kërcënuan se do ta vrisnin.

Me paralajmëruan se nëse nuk do të largohesha vullnetarisht nga Republika e Bjellorusisë, do të më nxirrnin në copa-copa. Kishte gjithashtu kërcënime për të më burgosur deri në 25 vjet, ” tha Kolesnikova.

Avokati i saj Lyudmila Kazak paraqiti një ankesë penale kundër autoriteteve Bjelloruse duke përfshirë edhe agjentët e KGB, për akuzën e rrëmbimit, ndalimit të paligjshëm dhe kërcënime për ta vrarë.

Zonja Kolesnikova është një nga tre gratë që bashkuan forcat për të sfiduar Presidentin Alexander Lukashenko në zgjedhjet e Gushtit. Ajo është e fundit nga tre gratë që kanë mbetur brenda Bjellorusisë.