Katie Holmes fotografohet në momente intime me të dashurin e ri

Aktorja e njohur, Katie Holmes është duke e shijuar në maksimum lidhjen e saj të re. 

41 vjeçarja është në një romancë të re me shefin e kuzhinës Emilio Vitolo Jr, 33 vjeç.

Dyshja u kapën mat në restorantin e famshëm të babait të Emilio-s, Nolita, i cili frekuentohet nga yjet përfshi këtu ëhoopi Goldberg, Bradley Cooper, madje edhe Barack Obama.

Ndërkohë, ata janë parë në Neë York City të martën, duke ndarë disa puthje pasionante, ndërkohë që shumë pranë tyre ishte babai i shefit të kuzhinës që kishte hequr sytë mënjanë.

41 vjeçarja dukej e buzëqeshur ndërsa të dy vështronin njëri-tjetrin me maskat e e fytyrës të ulura poshtë.

Aktorja e Mad Money ishte martuar me Tom Cruise nga viti 2006 në vitin 2012, dhe kanë një vajzë 14 vjeç.  

Pas divorcit Katie filloi të dilte me Jamie Foxx, me të cilin ajo u lidh për herë të parë në 2013 kur dyshja u pa duke shëtitur dorë për dore në Malibu.

Çifti asnjëherë nuk e konfirmoi zyrtarisht se ishte në një lidhje deri në vitin 2019, kur u raportua se kishin nisur krizat në marrëdhënien e tyre duke i dhënë fund gjithçkaje.