Qiproja dhe Greqia mbajnë peng marrëveshjen e BE-s kundër Lukashenkos, kërkojnë sanksione dhe për Turqinë

Sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Bjellorusisë po vonohen nga një mosmarrëveshje e veçantë midis Qipros dhe Turqisë mbi burimet e energjisë në Mesdheun Lindor, thanë katër diplomatë të BE.

Ministrat e jashtëm të BE-së dhanë miratimin e tyre politik për sanksionet ndaj zyrtarëve të lartë të Bjellorusisë në një takim në Berlin në fund të muajit të kaluar mbi zgjedhjet e 9 gushtit që perëndimi i cilësoi se ishin manipuluar, në një përpjekje për të treguar mbështetje për protestuesit pro-demokracisë.

Një burim diplomatik qipriot i tha Reuters se Nikosia mbështeti sanksionet por ka kërkuar kohë për të studiuar ndalimet e planifikuara të BE të udhëtimit dhe ngrirjen e aseteve sepse, si një nga shtetet më të vogla të BE, ishulli nuk ka aftësinë organizative për t'i shqyrtuar ato shpejt.

Burimet bëjnë me dije se Qipro e mban peng qëllimisht këtë procedurë sepse kërkon që BE të mbajë të njëjtin qëndrim edhe për Turqinë, ndërsa zyrtarët e Unionit e kanë mohuar kategorikisht që të bëhet një lidhje të tillë.