Libi/ Zjarri masiv përfshin zonën ku ndodhi shpërthimi apokaliptik në Bejrut

Kryeqyteti Libanit, Bejruti është përfshirë nga një zjarr I madh pak çaste më parë. Zjarri ka rënë në zonën ku ka ndodhur edhe shpërthimi I madh ku mbetën të vrarë rreth 190 persona.

Forcat e zjarrfikëses dhe helikopterët ushtarak janë në vendin e ngjarjes dhe po mundohen të fikin zjarrin e madh që ka rënë.

Dyshohet që po digjen një grumbulli I madh gomash, deri tani sipas informacioneve të para nuk raportohet asnjë I plagosur nga ky zjarr masiv.

Rreth 191 njerëz u vranë dhe më shumë 4000 persona u plagosën kur 2.750  ton nitrat amoni të konfiskuar që ishin ruajtur në një depo porti për gati shtatë vjet shpërtheu në 4 Gusht . / Vijon.../