Plotësohet kuota, nga mesdita e sotme askush nuk hyn në Greqi nga Shqipëria

Ashtu sikurse ditën e mërkurë, edhe sot Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Kapshticë bëri të ditur se që në mesditë është plotësuar kuota prej 300 personash që lejohen të futen nga kjo pikë kufitare drejt Greqisë.

Kësisoj të gjithë ata shtetas, në mënyrë të veçantë shqiptarët që janë rezidente në vendin fqinjë apo që kanë një kontrate pune nuk mund të kalojnë më drejt Greqisë ditën e sotme të paktën deri në mesnatën mes të enjtes dhe të premtes.

Njoftimi i plotë

Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!