‘E kam shpirtin e përvëluar, s’di të qëlloj me armë’, Shkelzen Buci mohon krimin: Motrën e bënë copa në Malin me Gropa...

“Kam shpirtin e djegur dhe të përvëluar. Mbas shumë vuajtjesh, motrën e çuan e bënë copa në Malin me Gropa dhe na nxorën familje horror.”. Kështu deklaron Shkëlzen Buci, i cili dyshuari kryesor për vrasjen e motrës së tij, Eglantina Buci. Kjo e fundit u gjet e pajetë 8 vite më parë në Malin me Gropa. Në një intervistë ekskluzive për gazetaren Dorjana Bezat, Buçi tha për emisionin “Me zemër të hapur” se dëshmitari duhet të tregojë të vërtetën.

Ai tha se nuk di as të qëllojë me armë, pasi nuk kishte bërë ushtri. Edhe pse tashmë është pas hekurave për një vrasje të kryer në 2017-ën, ai tha se edhe për atë krim, nuk kishte bërë kryerje të saktë.

“Dëshmitari duhet të tregojë të vërtetën. Për mua mjafton që të gjejë personi i vërtetë që ka vu dorën mbi motrën time, dhe unë le të vdes. S’kam asnjë kompleks për dënimin. Kam shpirtin e djegur dhe të përvëluar. Mbas vuajtjen e çuan e bënë copa në Malin me Gropa dhe na nxorën familje horror. Do të lutem, shokut tim i drejtohem, që t’i nxjerr të gjitha të vërtetat. Mos hidh baltë se unë jam në burg, se unë jam në burg e babai im po. Se kam bërë një krim, s’do të thotë se jam kriminal, e thua se kam vrarë motrën time. Kam besim tek drejtësia se kjo çështje do të hetohet. E kam besimin tek gazetaria më shumë. Nëse unë kam marrë pjesë tek këto itinerare, një nga detajet do e nxjerrin të vërtetën. Unë nuk mund të identifikojë askënd për sa kohë që unë nuk kam prova. Se po të kisha prova s’do kisha ardhur këtu. Do i kisha bërë lëvizjet e mia, me shtet, pa shtet. S’mund të identifikojë një njeri specifik. Unë di të them një gjë që; i lutem zotërisë, që të tregohet i sinqertë pa komplekse, pa presione. Të tregojë të vërtetën, siç e dinë. Jo të shpif, Në fund të fundit çdo gjë duhet të provohet.”, tha Buci, shkruan Balkanweb.

Pyetje nga gazetarja

Ke qenë në Malin me Gropa me dëshmitarin apo dhe me të tjerë?

Buci: Më këtë person kurrë në jetë. As me këtë as me asnjë.

A ke pasur në dispozicion armë zjarri apo babi jot?

Buci: Kurrë. Për armën që kam kryer krimin…shiko këtu. Kurrë. Unë nuk kam bërë ushtri. S’di të përdor armë. Edhe personin që unë….skam qenë në gjendje me gjuajt drejt. Kam shkrehur 8 plumba dhe ato kanë ikur lart e poshtë. Skam qenë i përgatitur. Kam qenë në depresion. Skam përdorur kurrë armë. Ekspertiza do të nxjerrë gjëra të tjera, e të tjera. Kam besim se e vërteta e motrës time do të dal. Ju lutem hetoni, investigimi. Nxirrni zanafillën. Qofsha unë, babai im, xhaxhai im. Kushdo qoftë, më intereson e vërteta.

Në bisedë ju më tregoi se me kë jetonte motra juaj. E takuat atë djalë?

Buci: Nuk e pranonte ky që bashkëjetonte.