Vendimi i Ramës për bixhozin/ Vasili nxjerr videon: Nuk kurseu as Kur'anin

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar me një shënim në faqen e tij në Facebook pas vendimit të Ramës për të hapur bixhozin.

“Po ky që rihap sot bixhozin në mes të Tiranës, dje shpërdoronte edhe Kur'anin për palaçollëkun e tij politik dhe për gjoja mbylljen, që demek do t'i bënte bixhozit”, shkruan Vasili.

Ja postimi i plotë:

Po a ka turp ky njeri, që nuk kursen as Kur'anin?!

Po ky që rihap sot bixhozin në mes të Tiranës, dje shpërdorte edhe Kur'anin për palaçollëkun e tij politik dhe për gjoja mbylljen, që demek do t'i bënte bixhozit.

A e beson e degjon më njeri këtë mashtrues, që nuk kursen as Kur'anin, mendo më njerezit qe i mashtron deri në palcë pa u skuqur hiç.