VIDEO/ Habi në Gjermani: Gjendet një këlysh luani në kaosin e një aksidenti të rëndë!

Mëngjesin e së martës afër kryqëzimit Walldor në Gjermani, në një aksident automobilistik u përfshinë katër persona. Një sprinter u përplas më një kamion me rimorkio të mbuluar.

Por ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e mediave dhe organeve kompetente po ashtu ishte fakti që në këtë aksident kishte dhe një tjetër të përfshirë.Në rimorkion e kamionit u gjet këlyshi i një luani, fatmirësisht pa dëmtime serioze!!! 

Ai ndodhej brenda një arke dhe policia bashkë me ekipin e shpëtimit të kafshëve, u kujdesën për të. Ajo çfarë ngelet për t'u kuptuar është nëse luani po transportohej në mënyrë të ligjshme apo ishte pjesë e ndonjë kontrabande.