Trajneri i Uellsit habit me fjalët që thotë për CR7

Ryan Giggs, trajneri i Uellsit, flamuri i Manchester United dhe ish-shoku i skuadrës së Cristiano Ronaldos tek "Djajtë e kuq", e sheh asin e Juventusit akoma protagonist për një kohë të gjatë, pavarësisht moshës.

"Ai duhet të gjejë klubin e duhur. Unë kam qënë në një ekip të nivelit të lartë dhe kam luajtur deri në 40 vjeç. Dhe atë mund ta shoh të luajë deri në këtë moshë", është shprehur Giggs duke shtuar:

‘Cristiano kujdeset për veten e tij, ha mirë, pushon mirë, jeton për futbollin dhe është profesionisti më i mirë që kam luajtur ndonjëherë’.

Ronaldo talent i shkëlqyer

Ryan Giggs nuk gjen asnjë të metë tek Ronaldo i cili sapo ka kaluar 100 golat e shënuar në ekipin portugez:

'Unë e pashë atë në fillim të karrierës së tij dhe nuk mund të mendoja se do të shënonte kaq shumë gola. Ai është një talent dhe një lojtar i shkëlqyer që ngjall emocion. Cristiano ka qënë një student për lojën dhe ashtu si unë kërkon më shumë. Kohën më të madhe ai e kalonte në palestër. Gjithashtu ai ka shënuar 40 gola në një sezon në United (42 gola në 2007-08, ed) dhe, që atëherë, ajo që ai ka bërë është e mrekullueshme ".