Biznesmeni gay gjuan live Mozzik

Biznesmeni gay nga Tepelena, Elton Ilirjani ishte i ftuar këtë pasdite në “Ftesë në 5”  nga ku dha disa deklarata të rëndësishme.

Ilirjani pranoi se ekziston mundësia që në një të ardhme të afërt ta shohim të transformuar si femër, ndërkohë nuk e humbi mundësinë për të “gjuajtur” live këngëtarin Mozzik duke u shprehur: Është më burrë se këta që veshin brekë rozë.

Sipas tij, reperi është ndër të vetmit artistë meshkuj tërheqës dhe e meriton plotësisht suksesin.