VIDEO/ Ç'i tha kjo zonjë Ramës?! Nga seriali: 'Në çdo premtim, një mashtrim!'

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga inspektimet e Kryeministrit Edi Rama në zonat e rindërtimit. Pamjet janë marrë nga ato që vetë Rama publikon në profilin e tij në Fb dhe është pikërisht ai çasti kur një banore e zonës, me druajtje falenderon Kryeministrin për investimet që po u bën. 

"Bravo për rrugën"  - i thotë zonja me druajtje dhe si nën zë, shton edhe diçka tjetër, që ia vrenjt befas fytyrën kryeministrit.

Pikërisht ato fjalë të zonjës së druajtur zbulojnë shumë, ndaj edhe Berisha i ka përcjellë me këtë shënim plot ironi:

"Nga seriali: Në çdo premtim, një mashtrim!" 

Ndiqeni videon e mëposhtme," shkruan ai./ar.sh/SYRI.NET